Video | Tris fitoresh për Çelsin e Sarrit, Fulhemi “poker” Bërnlit

Çelsi i Sarrit nuk ndalet dhe ia del dhe në transfertën e vështirë të Njukasëllit. Fitorja e tretë rresht për blutë e Londrës, që bashkohen me Liverpulin dhe Uotfordin në krye të tabeles. Gjithçka ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes, ku u shënuan tre gola brenda 11-të minutave.

Hazard zhbllokoi ndeshjen në 76′ me anë të një penalltie. Spanjolli Alonso ishte ai që fitoi penalltinë të cilin belgu e shndërroi në gol. Vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë në minutën e 83’. Joselu i ardhur nga stoli goditi bukur me kokë pas një krosimi të Jedlin. Lojtarët e Çelsit protestuan për një faull ndaj Alonsos, por arbitri nuk ndryshoi mendim dhe në “St. James Park” shpërtheu festa.

U duk se ndeshja po shkonte drejt barazimit, por Jedlin shkaktoi një autogol në minutën e 87’, duke i dhuruar fitoren e tretë në ishull, Mauricio Sarrit.

 

Gola dhe festë në ndeshjen tjetër. Fulhemi mposhti Bërnlein me rezultatin 4-2. Golat e vendasve u shënuan nga Mitroviç (dopietë) dhe Seri, i cili hapi serinë e golave në minutën e 4’. Festë dhe për blerjen e re, gjermanin Shyrle, i cili gjeti rrjetën në minutën e 83’ duke vulosur fitoren e parë të Fulhemit për këtë sezon. Miqtë, të lodhur nga ndeshja me Olimpiakosin në “Europa League”, arritën të shënojnë dy herë në pjesën e parë me anë të Hendrik dhe Tarkovskit, por pa arritur të shmangin humbjen.

 

Fulhem-Bërnlei 4-2 (Seri 4’, Mitroviç 36’, 38’, Shyrle 83’/Hendrik 10’, Tarkovski 41’)

Njukasëll-Çelsi 1-2 (Joselu 83’/Hazard 76’(p), Jedlin 87’(a))

 

 

Njukasëll 0 – | 1 | Çelsi : Hazard (pen) 76’

Njukasëll | 1 | – 1 Çelsi : Hozelu 83’

Njukasëll 1 – | 2 | Çelsi : Jedlin (autgol) 87’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *