Tre pikë të artë për Laçin. Kurbinasit mundën 2-1 Luftëtarin dhe ia arritën këtij qëllimi me një gol të shënuar në minutat shtesë nga Eglentin Gjoni. Bluzinjtë u shfaqën mirë në pjesën e parë dhe Shkurtaj e Ymeraj ishin një rrezik konstant.
Në fundin e pjesës së parë ishte Shkurtaj ai që pas një kundërsulmi i vetëm me Selmanin nuk gaboi. 0-1 u mbyll pjesa e parë dhe me fillimin e pjesës së dytë Mërgjyshi bëri një lëvizje taktike, që i doli për mbarë.
Shtubina, i zhvendosur në mesfushë, ishte ai që shënoi golin e barazimit. Laçi nuk shkëlqeu, por shfrytëzoi rastet. Nga minuta e 87’ Luftëtari luajti me një lojtar më pak, pasi Xhekson u ndëshkua me karton të kuq. Në shtesë, pas një faulli të fituar nga Fangaj, krosi në zonë u shfrytëzua nga Gjoni, i cili me kokë i dha fitoren skuadrës së tij.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 2
E shtunë, më 25 gusht, ora 16:45
LAÇI-LUFTËTARI 2-1
Shënues: Shtubina 71′, Gjoni 95’/ Shkurtaj 44′
Laçi: Selmani, Shtubina, Fangaj, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi (Smaçi 89′), Lushkja, Hadroj (Mersinaj 46′), Uzuni, Xhixha. Trajner: Artan Mërgjyshi
Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Rapa, Janiçiç, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Milosavljev, Ymeraj (Rapo 85′), Cekaj (Radoviç 67′), Shkurtaj. Trajner: Millosh Kostiç
Gjyqtarë: Orlando Kuka, Rejdi Avdo, Ani Koçiaj, Klajdi Kola
Delegat: Astrit Maçi; Vëzhgues: Mhill Shkëmbi
Kartonë të verdhë: Shtubina 79′ / Cekaj 24′, Liçaj 36′, Shkurtaj 56′, Aleksi 60′
Karton i kuq: Xhekson 87′
11′ – Miloslavlev për miqtë iu afrua golit, pasi një pasimi të Shkurtajt. Selmani u bë shpëtimtar për Laçin.
15′ – Ymeraj zbret rrezikshëm, por në zonën e Laçit nuk ishte asnjë bluzi.
19′ – Sulm i Laçit, Uzuni shërben për Jonuzin, i cili goditi fluturimthi. Topi drejt e në duart e portierit Ruçi.
22′ – Maldin Ymeraj shfaqet problematik për Laçin. Mesfushori i bluzinjve, brenda zonës provoi të shënojë, e lehtë gjuajtja për portierin Selmani.
44′ GOL– Pretendim për penallti i Uzunit, asgjë për arbitrin. Kundërsulm i Luftëtarit, gjithë mesfusha bosh dhe Shkurtaj qetësisht vrapoi drejt portës, duke shënuar i vetëm me Selmanin.
47′ – Uzuni kroson nga një goditje dënimi, rast ideal për Lushkjen. Goditja me kokë e kavajasit përfundon jashtë.
50′ – Eller në hyrje të zonës provon nga distanca. Gjuajtja e kroatit kontrollohet nga portieri Ruçi.
65′ – Lushkja kroson në zonë, Xhixha me kokë shërbeu për Gjonin. Ky i fundit goditi në kuadrat, por portieri mik u bë shpëtimtar për skuadrën e tij.
71′ GOL – Ymeraj brenda në zonë, ndalet nga Gjoni. Brenda të njëjtit aksion, kundërsulmoi Laçi me Eller, i cili asistoi për Shtubinën. Shkodrani barazoi shifrat.
87′ – Xhekson me taka të ngritura ka ndërhyrë ndaj Mersinaj, arbitri Kuka i tregoi braziliani kartonin e kuq.
94′ GOL – Sefgjini kroson në zonë nga një goditje dënimi, Gjoni me kokë mposhti portierin Ruçi.