Felipe Luis kërkon të largohet drejt PSG, por klubi spanjoll nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e brazilianit. Presidenti Gil Marin ka patur një takim më skuadrën ku u ka bërë të qartë futbollistëve që: “nuk ka titullarë të padiskutueshëm në ekip dhe të gjithë mund të luajnë”.
PSG afron 5 milionë euro për kartonin e Felipe Luis, por Atletiko e lëshon lojtarin vetëm për 30 milionë euro dhe kjo është e qartë për klubin francez dhe agjentët e lojtarit.
Një situatë e ngjashme, por në krahun e kundërt, ndodhte para tri sezonesh. Tiago Mota dëshironte largimin nga PSG dhe Atletiko i afroi një vend në ekip. Palët ishin drejt akordit, por presidenti Al Khelafi bllokoi transferimin. Ai nuk dëshironte që mesfushori të largohej dhe nuk ngurroi të kërcënonte presidentin e Atletikos. “Nëse tenton të marrësh një nga lojtarët e mi, atëherë do të blej gjithë klubin tënd”, shprehej sheiku i ekipit francez.
Të Atletiko nuk e harrojnë një fakt të tillë dhe po bëjnë të pamundurën për të mos lejuar kalimin e mbrojtësit të majtë në Paris, por gjithçka do të vendoset në ditët e fundit të merkatos.