Hallaçi paralajmëron: Me Flamurtarin rikuperojmë pikët e lëna

Rraman Hallaçi janarin e shkuar e mbylli me futbollin e luajtur dhe u bë pjesë e stafit teknik të drejtuar nga Peter Pakult. Edhe me largimin e austriakut, ish-kapiteni mbetet në ekip. Tashmë bashkëpunon me Armando Cungun.

Për “Supersport”, Hallaçi ka folur për ndeshjen e radhës me Flamurtarin në Vlorë, por ka komentuar edhe takimin që barazuan  me Laçin në Elbasan.

“Në futboll duhet të shënosh, e pësuam nga një goditje standarde me Laçin. Historia ka folur për ne, por Flamurtari është një skuadër e fortë. Ata janë forcuar, por ne kemi objektivat tona dhe shkojmë për të rikuperuar ato dy pikë që lamë me Laçin”, deklaroi ndër të tjera zëvendëstrajneri i Kukësit.

Në Vlorë do të gjejnë edhe dy “ish”-ë, si Alla dhe Koliçi. Sigurisht Hallaçi pret që në fund të jenë verilindorët ata që do triumfojnë. “Kemi kaluar mirë me Koliçin dhe Allën, por këtë ndeshje ndoshta do të dalin kokulur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online