Po bëhet gjithnjë e më konkret transferimi u Zherom Boateng nga Bajerni i Mynihut te PSG.
Qendërmbrojtësi i kombëtares gjermane refuzoi kalimin te Mançester Junajtid ditët e fundit, ndërsa sot Sport Bild raporton se kanë nisur bisedimet zyrtare me PSG. Klubi francez po përfaqësohet nga trajneri Tomas Tuhel, i cili ka marrë përsipër të bindë mbrojtësin, i cili përfaqësohet nga ish-drejtori sportiv i Bajernit Kristian Nerlinger.
Oferta zyrtare nuk është bërë ende, por Bajerni kërkon 50-60 milionë euro dhe misioni i parë i PSG-së është të mbyllë marrëveshjen me lojtarin.
Ndërkaq, Bajerni në ditët e ardhshme do të duhet të bëjë llogaritë me Real Madridin, që sipas mediave në Spanjë kërkon të blejë mesfushorin Tiago Alkantara.