Barcelona e ka ndarë mendjen: kërkon edhe një tjetër mesfushor pas Arturo Vidal. Katalanasit u munduan me të gjitha format të blinin Pol Pogba, teksa Mino Raiola u përpoq të bindte anglezët e Mançester Junajtid ta shisnin, por kjo gjë nuk ka ndodhur.
Murinjo ia bëri të qartë klubit se kampioni i botës është i rëndësishëm për të, edhe pse është thënë e stërthënë që raporti mes mesfushorit dhe trajnerit nuk është i mirë. Këtë gjë u mundua Barça dhe Juventusi ta shfrytëzonin, por duhet të presin janarin ose verën e ardhshme për të tentuar sërish blerjen e Pogba.
Gjithsesi Barcelona nuk ka hequr dorë nga Frenk De Jong. Gjithsesi Ajaksi po bën rezistencë. Holandezët janë shprehur se nuk duan ta shesin lojtarin e tyre këtë verë. Por pavarësisht kësaj katalanasit po mundohen ta afrojnë mesfushorin, i cili është edhe në shënjestrën e Realit të Madridit.