Sergio Aguero është pa diskutim një nga sulmuesit më të mirë në botë. Sot, pa diskutim do të jetë një ndeshje që do të mbahet mend nga argjentinasi, i cili ka arritur të realizojë golin e 200 me fanellën e Mançester Sititi. S
kuadra e Pep Guardiolës po luan ndeshjen e Superkupës me Çelsin dhe deri në këto momente vendos goli i shënuar nga 30-vjeçari që në minutën e 13-të.
Një shifër vërtet e lartë, por duhet përmendur se Aguero luan që nga viti 2011 me skuadrën e “qytetarëve”. Tani ai mund të quhet një legjendë, pasi janë shumë të rrallë ata lojtarë që arrijnë shifrën e 200 ndeshjeve me një skuadër e jo më të shënojnë 200 gola. Aktualisht luhet pjesa e parë dhe fati i këtij takimi po vendoset nga “zotëria 200”.