Interi duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet për shërbimet e Luka Modriç. Zikaltrit e kanë hedhur hapin e parë, por Fiorentino Perez ka qenë i prerë për momentin. Sa i takon klauzolës së mesfushori, asnjë klub nuk di to të ishte i gatshëm ta paguante. Bëhet fjalë për shumën e 750 milionë eurove.
Gjithsesi vetë kroati është i gatshëm të takojë vetë presidentin e Realit dhe të bisedojë me të për ta lënë të lirë. Gjithçka është në duart e Perez, i cili është i kushtëzuar në vendimin e tij, pasi këtë verë u largua edhe Kristiano Ronaldo, çka do të sillte edhe një reagim negativ të tifozëve. Kjo nuk dëshirohet nga numri një i klubit spanjoll.
Momentalisht Interit i mbetet vetëm të presë për momentin. Nëse Modriç e bind Perezin, atëherë Auzilo me drejtuesit e tjerë do të futeshin në lojë. Java e ardhshme do të jetë vendimtare për këtë operacion merkatoje. Gjithsesi kroati nuk është i vetmi objektiv dhe po punohet për një tjetër emër “big” në rast se nuk arrihet te mesfushori i Realit të Madridit.