Premier ëndrra e të gjithëve, Murinjo komenton Mauricio Sarrin

Në një prononcim për “beIN Sports”, Zhoze Murinjo komenton afrimin e Mauricio Sarrit në stolin e Çelsit. Nuk është përballur kurrë me të dhe ka vetëm fjalë të mira.

“Nuk e njoh Sarrin, sepse gjatë viteve 2008-2010, kur unë punova në Itali, ai nuk trajnonte në Serinë A. Nuk e kam takuar kurrë dhe as që jam përballur ndonjëherë me Sarrin, por kam ndjekur punën e mirë që ka bërë me Napolin.

Të gjithë trajnerët e mirë dëshirojnë të vijnë në Angli. Premier është një kampionat i çmendur, i një niveli të lartë dhe çdo trajner ëndërron të ketë një shans këtu. Sarri ka një ekip fantastik me futbollistë fantastikë dhe mendoj që i ka kushtet për të bërë një punë tepër të mirë”, përfundon portugezi i Mançester Junajtid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *