Kastrioti luan miqësoren e dytë, barazim dhe hapa përpara në Bullgari

Kastrioti është zhvendosur në Bullgari, ku po kryen dhe fazën përgatitore. Skuadra krutane vijon me intensitet përgatitjet për nisjen e kampionatit.

Të besuarit e teknikut Elvis Plori kanë zhvilluar sot ndeshjen e dytë miqësore, ndaj skuadrës qipriote të Nea Salamis. Kjo ndeshje është mbyllur në barazim pa gola, por në fraksionin e parë kanë qenë Rrahim dhe Bardhi të cilët i janë afruar golit, por pa mundur që ta gjejnë atë.

Në pjesën e dytë ritmi është ulur, kjo dhe për faktin se të dyja skuadrat kanë bërë shumë ndryshime. Trajneri shkodran ka mbetur i kënaqur me repartin e mbrojtjes, por e shqetëson fakti se skuadra ende nuk po konsolidohet në repartin e avancuar, pasi golat mungojnë.

Pak ditë më parë Kastrioti u mund nga skuadra e AEL Limasol me rezultatin 1-2. Edhe kundërshtari i sotëm, Nea Salamis, po ashtu luan në elitën e futbollit qipriot, ndaj mund të konsiderohet një rezultat pozitiv.

Formacioni i Kastriotit: Kuka, Caca, Lila, Çela, Stijepoviç, Shehu, Rrahim, Mziu, Çutra, Bardhi, Marku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online