Dedja: E pafalshme, do flas me drejtuesit

Lushnja u mposht nga Partizani 0-3 dhe pas ndeshjes trajneri Hysen Dedja u shfaq i zhgënjyer në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, teksa paralajmëroi se do të flasë me drejtuesit.

“Është një gjendje e rëndë psikologjike. Kemi prodhuar lojë në ndeshjet e fundit, por mungojnë rezultatet. Unë të them të drejtën ndoshta jam dhe tensionuar dhe i nervozuar, do ta flas me drejtuesit dhe do të shoh se si mund të dalim nga kjo situatë. Pesha kryesore i shkon trajnerit. Kushtet ndoshta këtë javë nuk kanë qenë të mirë, por kjo ndeshje është e pafalshme . Kontigjenti nuk është i plotë. Kemi pasur disa lojtarë të dëmtuar. Isha i detyruar dhe për zëvendësimet, duhej të rifreskoja skuadrën. Ndoshta shkoi dhe më keq”.

“Nuk e kemi pasur objektiv Kupën dhe nuk i aktivizova disa lojtarë. Gjithsesi, sot pamë shumë defekte të mëdha”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *