Starova: Ne jemi në fazën e parë, kemi forca për të mbyllur vitin

0

 

Sulejman Starova pas ndeshjes u shfaq mjaft entuziast për fitoren e arritur. Për “Supersport” trajneri i “demave” tregoi se skuadra e tij është në rrugën e duhur, por nuk la jashtë vëmendjes dhe merkaton.

”Ne e kishim përgatitur ndeshjen, pasi e dinim se kishim një kundërshtar mjaft të fortë. Lushnja ka bërë ndeshje shumë të mira, sidomos tani në fund. Vuajtëm në pjesën e parë pasi nuk po shënonim dot. Ishim në kërcënimin e kundërsulmeve. Goli na zhbllokoi dhe e zhvlerësoi kundërshtarin.

“Na ndihmon kjo fitore nga ana morale fitorja me 3 gola. Meritë ka skuadra, të gjithë lojtarët që morëm një rezultat shumë të çmuar që na ndihmon në aspektin e golavarazhit, por dhe të moralit, Për ne kjo është faza e parë dhe jo e dyta. U shpërblyem nga puna e mirë”.

“Bardhi dhe Progni janë dy nga sulmuesit më të mirë sot në vend. Jemi të kënaqur që kemi katoi dy lojtarë, presim shumë më tepër nga Sukaj, po ashtu dhe nga Fili. Presim të kemi dhe forca të tjera, që të nxjerrim formacionin më të mirë”.

“I kam të gjitha alternativa. Merkato është temë tjetër. Shoh ndeshjet e radhës dhe kemi kontingjentin e plotë për këto takime.  Janari ka kohë, klubi ka struktura që merren gjithë kohës për të bërë skuadrën kompetitive”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.