Arlind Ajeti nuk gjen paqe nga dëmtimet. Mbrojtësi i kombëtares sonë humbi thuajse gjithë sezonin e shkuar për probleme fizike dhe duket se nuk po gjen shërim.
Pasi mungoi javën e shkuar në kampionat, sot mbrojtësi ynë u kthye titullar me Krotonen, në ndeshjen kundër Interit.
66 minuta të shkëlqyera (nota 7), një mur për sulmin e Interit dhe Ikardi ishte krejtësisht jashtë loje. Më pas, një dëmtim i prish pasditen Ajetit dhe Krotones, pasi shqiptari zëvendësohet dhe Krotone u rrënua, duke pësuar dy golat e humbjes 0-2.