Tren zikaltër, Interi fiton edhe pa shkëlqyer

Nuk është Interi më i bukur i sezonit, por ai i sotmi në Krotone tregoi diçka të rëndësishme: di të fitojë edhe pa luajtur mirë dhe ky është sinjal shumë pozitiv. Pritej një fitore më e lehtë, por suksesi 2-0 me dy gola në fundin e takimit është treguesi më i mirë se Interi i Spaletit nuk e humbet qetësinë dhe nuk kalon lehtë në panik.

U desh minuta e 82-të që Interi të gjente golin e avantazhit, me blerjen e rëndësishme verore Shkriniar që theu më në fund Krotonen luftarake, ndërsa në shtesë i zakonshmi Perishiç mbylli llogaritë, me Interin që merr përkohësisht kreun.

Ishte Krotone skuadra më e mirë në fushë për periudha të gjata, duke krijuar disa raste për shënim, sidomos në pjesën e parë, por Handanoviç ishte fantastik sa herë u nevojit.

Megjithatë, skuadrat e mëdha dinë të fitojnë edhe pa bërë ndeshje të mëdha ndonjëherë dhe suksesi i Interit është shumë shpresëdhënës për tifozët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online