Edhe me 10 lojtarë, Flamurtari gjen golat dhe pikët në Ballsh

Flamurtari bën detyrën, fiton ndaj Lushnjës dhe tregon se këtë sezon është vërtet ndryshe. Kuqezinjtë fituan 3-1, ndaj një rivali inferior dhe dukshëm pa eksperiencë e cilësi.

Megjithatë, nuk kishte shëtitje, përtej asaj që tregon rezultati. Flamurtari e nisi shumë ngadalë dhe të luajturit në Ballsh ishte dukshëm në handikap, përtej tifozerisë së zhurmshme vlonjate.

Lojë e dobët dhe një gafë: Bicaj la me një lojtar më pak në fushë Flamurtarin, për një sharje drejtuar dikujt nga tribuna, por që arbitri nuk e fali.

Lushnja përfitoi dhe pas 30 minutash lojë e pa veten në epërsi, ndaj një Flamurtari konfuz.

Megjithatë, me emra si Danilo Alvesh e Bushiç gjithçka bëhet e lehtë, sepse të dy sulmuesit gatuan golat e kthesës së madhe që në pjesën e parë.

Në të dytën Lushnja nuk pati forcë, edhe pse me një lojtar më shumë, ndërsa Emiljano Musta shënoi një supergol pas një aksioni perfekt dhe Lushnja u dorëzua 14 minuta para fundit.

A ishte Flamurtar perfekt? Absolutisht jo, por nëse me 10 lojtarë për 1 orë arrin të përmbysësh disavantazhin, kjo tregon shumë gjëra dhe Flamurtari i këtij sezoni vlen.

E shtunë, ora 16.00, Ballsh

Flamurtari – Lushnja      3-1

Shënues: Danilo Alvesh 28′, Bushiç 42′, Musta 76′ / Gava 31′

Flamurtari: Nurkoviç – Siljanovski, Bicaj, Jakovleviç, Musta (Liçaj 81′) – Sidibe, Useini (Hoxhaj 83′), Pollozhani – Kamara, Busiç, Danilo Alvesh (Mersini 66′)

Lushnja: Bejte – Ruço, Bizhyti, Marku, Mone – Branica (Canka 73′), Gava, Alushi (Çela 82′), Shkullaku (Papa 61′) – Sefa, Pepa

Kartonë të verdhë: Shkulaku 31′, Alushi 45’+1, Mone 65′, Sefa 83′

Karton i kuq: Bicaj 24′

Gjyqtarë: Indrit Myrtja, Melis Dervishi. Fisnik Thorja, Kridens Meta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online