Interi gjen mbrojtësin e djathtë, Zhoao Kanselo në Milano

Më në fund Interi bën edhe një goditje të fortë në merkato, sepse praktikisht ka mbyllur gjithçka për transferimin e portugezit Zhoao Kanselo në Milano.

Mbrojtësi 23-vjeçar, titullar i rëndësishëm i Valencias në dy sezonet e fundit, është në Milano dhe po kryen kontrollet mjekësore.

Zhoao Kanselo debutoi fundjavën e shkuar në kampionat, por u zëvendësua në fund dhe doli i përlotur, duke u ndarë përfundimisht me tifozët e tij.

Marrëveshja e Interit parashikon një shkëmbim huazimesh me Valencian, me mesfushorin Kondogbia që do të shkojë në Spanjë. Francezi ka zhgënjyer totalisht në Milano, edhe pse prej tij pritej shumë, ndërsa tani shpreson të bindë te Valencia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *