Korabi ndez motorët, gati kthimi në fushë

Pas tri a katër ditësh Korabi nis përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Administratori i klubit Femi Mëziu shprehet se me shumë mundësi ditën e sotme do të bëhet i ditur emri i trajnerit të skuadrës dibrane. “Jemi në negociata me katër trajnerë të njohur. Nuk i kemi mbyllur bisedimet. Ndoshta sot ose nesër do të njihemi me teknikun e Korabit”, kështu u shpreh Mëziu për “Sport Ekspres”.

I pyetur nëse është vonë nisja e përgatitjeve për kampionat, Mëziu shpjegoi se në përbërje të Korabit do të ketë lojtarë të Superiores dhe ata do të jenë të mirëpërgatitur për të përballuar ndeshjet e Kategorisë së Parë. “Ne do të kemi 7-8 lojtarë të Superiores në dispozicion. Do të kemi Premçin, Laçon dhe gjashtë lojtarë të tjerë cilësorë. Ndoshta brenda të mërkurës do të kemi gjithë lojtarët që i duhen Korabit për sezonin 2017-2018”, shtoi Mëziu.

Ai nuk ka dëshirë t’u kthehet problemeve të mbartura dhe reagimeve të ndryshme, por thotë se ekipi do të stërvitet në kryeqytet, pasi fusha e Korabit është mbjellë me bar dhe ai nuk duhet të dëmtohet pa nisur ndeshjet zyrtare të kampionatit. “Presim licencimin e stadiumit tonë në Peshkopi. Specialistët e Federatës së Futbollit e kanë parë nga afër fushën dhe kanë lënë tri detyra të cilat i kemi zbatuar. Është kërkuar pastrimi i pistës nga inertet, pastrimi i shkallëve dhe lyerja e mjediseve të brendshme të impiantit. Të tre këto detyra janë plotësuar nga ana jonë. Fusha është mbjellë me paratë tonë dhe duam t’u dhurojmë tifozëve ndeshje të bukura”, theksoi administratori i Korabit. Mëziu tha gjithashtu se janë siguruar dy sponsorë, njëri për ta ndihmuar ekipin gjatë gjithë kampionatit dhe tjetri për bazën materiale të ekipit. Sipas tij gjithçka është realizuar në bashkëpunim me Bashkinë e Dibrës, që është aksionerja e vetme e klubit të futbollit.

Albi Lala

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online