Etika ia hoqi titullin e vjetshëm Skënderbeut dhe nëse në KAS nuk ka përmbysje të bujshme vendimi, atëherë titulli do t’i jepet Partizanit.
Do të zgjatë shumë si histori, por ndërkohë Partizani bën llogaritë dhe pret jo vetëm titullin, por edhe shumë milionë.
Titulli vlen 100 milionë lek nga FSHF, shifér që duhet t’i hiqet Skënderbeut dhe të kalojë te të kuqtë.
Lufta kryesore e Partizanit është për milionat nga UEFA, pasi vjet Skënderbeu duhej të merrte 550.000 euro nga UEFA: 300.000 për pjesémarrjen dhe 250.000 nëse nuk kapte grupet në Champions.
Si kampion i ri (kur të shpallet), Partizani automatikisht ka të drejtë të kërkojë paratë e kampionit, duke zbritur 200.000 euro që i takojnë për pjesëmarrjen e vjetshme në Europa League.
E thënë shkurt: Partizani pret 350.000 euro nga UEFA dhe 100 milionë nga FSHF.