Mesfushori Frank Kesie është praktikisht i Milanit, që ka rënë dakord t’i paguajë 28 milionë euro Atalantës. Megjithatë, zyrtarizimi po shtyhet, pasi talenti nga Bregu i Fildishtë ka një problem fizik ende të paqartë.
Kontrollet e djeshme evidentuan problemin dhe është vendosur të kryhen kontrolle të imta sot, para se të zhvillohen testet atletike, që janë shtyrë për nesër.
Ndërkaq, siti afrikan Afrique Presse zbulon një prapaskenë të bujshme, edhe pse ende në rangun e thashethemit.
Kesie nuk ka probleme fizike, por Milani ka zbuluar moshën e tij reale: sipas sitit afrikan, Kesie është më i moshuar se sa shkruhet realisht në pasaportën e tij.
Në vitin 2013 Bregu i Fildishtë mori pjesë në Kupën e Botës U-17, por Kesie rezultonte në faqen e federatës me vitin e lindjes 1991, ndërsa në FIFA ishte me vit lindjeje 1996. Rastësi?