Trajneri hero i Krotones, letër mallëngjyese të birit që nuk është më

Davide Nikola është njeriu i momentit në futbollin italian, sepse kreu një mrekulli këtë sezon, duke shpëtuar Krotonen nga rënia nga Seria A, një arritje e pabesueshme, e duartrokitur nga gjithë bota e futbollit.

Tani Nikola, i cili është nderuar edhe me emërtimin Qytetar Nderi në Krotone, ka shkruar një letër prekëse për të birin Alesandro, ndarë nga jeta në vitin 2014, kur një aksident rrugor i mori jetën në moshën 14-vjeçare.

Përshëndetje, i dashur. Nuk e di ku je, nuk e di çfarë po bën. Ndoshta je mbi atë renë që ishte mbi mua atë natë, kur vrapoja për të ngritur lart balonën tënde. Ose ndoshta je këtu, pranë meje. Po, jam i sigurt që je këtu, pranë meje.

Kemi luftuar së bashku në këtë vit shumë të ndërlikuar dhe tani e di që ke qenë gjithnjë aty, pranë meje. Ia dole mbanë që me energjinë tënde të më jepje forcën të luftoja e të vazhdoja në luftën për ta bërë të pamundurën të mundur.

Alesandro, kjo nuk është fitorja ime, është e jona, si ajo kur ngjitëm Livornon në Serinë A. Do doja të gëzoja me ty, të shihja sytë dhe buzëqeshjen tënde, të të kapja për dore dhe të vraponim e festonim së bashku.

Gjithçka e bëj veç për ty, çdo sukses është i yti, çdo fitore e arrij për ty, çdo ëndërr e imja do të jetë edhe e jotja. Dua që zemra ime të vazhdojë të rrahë për ty dhe ti të jetosh ende nëpërmjet meje.

Gjashtë Perfeksionet: bujari, disiplinë, durim, këmbëngulje, përqendrim dhe njohuri e botës shpirtërore (Dalai Lama)”.

Image may contain: 1 person

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online