Atletiko e Madridit ka “prangosur” supertalentin spanjoll Saul, një ndër futbollistët më të kërkuar në tregun botëror. Mesfushori ofensiv ka kthyer në vepër dashurinë e shprehur me fjalë për klubin që e ka bërë të famshëm.
Sot Saul ka firmosur një kontratë afatgjatë, nga më të gjatat në historinë e futbollit.
22-vjeçari ka zgjatur që tani konmtratën e tij, duke i shtuar edhe 5 vite të tjera, deri në 30 qershor 2026.
“Jam i lumtur këtu, jemi një familje dhe nuk ka vend tjetër më të mirë se ky për mua”, tha Saul, i cili të premten humbi me Spanjën U-21 finalen e Europianit kundër Gjermanisë 1-0.
Që prej debutimit, në vitin 2012, Saul ka fituar Europa League, Kupën e Spanjës dhe Superkupën me Atletikon, ndërsa ka humbur dy finale në Champions League kundër Realit.
???? @saulniguez amplía su contrato hasta 2026 ?
¡Enhorabuena! ???? https://t.co/DZXMRscVv2#Saúl2026 #AúpaAtleti pic.twitter.com/xEl9T5UzWN
— Atlético de Madrid (@Atleti) July 1, 2017