50 kile mbipeshë dhe alkool pa limit, Fjuri: Gruaja më shpëtoi

Tajson Fjuri ishte në majën e botës më 28 nëntor të 2015-ës. Boksieri anglez mundi Vladimir Klitçkon dhe mori thuajse të gjithë tituj që ekzistojnë në sportin e boksit. Por, pas pak muajsh gjithçka mori tatëpjetën. Një test dopingu provoi se Fjuri kishte konsumuar kokainë dhe boksieri u pezullua për dy vite nga sporti

Në një intervistë të dhënë disa ditë më parë, Fjuri e pranoi se abuzimi me alkoolin (pinte rreth 40 litra në javë) dhe kokainën e çuan në depresion dhe mendoi me shumë se njëherë vetëvrasjen. Anglezi e mblodhi veten dhe vendosi t’i kthehej ringut, por gruaja e tij i tha se s’do ia dilte nëse nuk do të mposhte varësinë ndaj alkoolit.

“Në gjendjen time më të keqe deri shkova 180 kilogramë, tani jam 120 kilogramë dhe ndihem më në formë se kurrë”, tha Fjuri i cili më datë 1 dhjetor do të ndeshet ndaj amerikanit Deontej Uajlldër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online