40 fjalë shqip, ose gjoba për të huajt te Skënderbeu!

Skënderbeu po bën mirë këtë sezon, teksa kryeson kampionatin pa pesë javësh. Gjatë kësaj vere ka pasur ndryshime të shumta në ekip, ndërkohë që edhe në krye të pankinës u emërua Orges Shehi.

Durrsaku së fundmi ka marrë një vendim dhe ka të bëjë me gjuhën. Sikurse dihet, janë disa të huajt në ekipin korçar. Trajneri Shehi ka vendosur që të gjithë lojtarët brenda 10 ditësh të mësojnë 40 fjalë shqip, ndryshe ka gjoba.

“Në sport, ashtu si në jetë, gjithçka kalon përmes komunikimit. Gjithçka. Një komunikim perfekt është garant i suksesit. Dhe këtë trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi e di fort mirë. Duke filluar që sot, të gjithë të huajt e Skënderbeut kanë për detyrë dhe si detyrim të mësojmë 40 fjalë shqip. 40 fjalë bazike qe lidhen natyrisht me lojën e futbollit. E kanë detyrim. Kanë 10 ditë kohë. Në rast të kundërt, gjobë nga trajneri”, shkruan gazetari Ervin Baku.

Sigurisht që lojtarët do e realizojnë kërkesën e trajnerit Shehi, që është krejtësisht normale dhe që të gjithëve u duhet. Komunikimi është shumë i rëndësishëm dhe të paktën për punën që bëjnë lojtarët, u duhet të përvetësojnë fjalët më të përdorura dhe më të domosdoshme.

https://www.facebook.com/1566800563597799/photos/a.1614097445534777/2156713717939811/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online