Juventusi me shumë gjasa do të humbasë shërbimet e portugezit Zhoao Kanselo. Mbrojtësi i djathtë kërkohet me ngulm nga Guardiola dhe Mançester Siti nuk e ka problem të shpenzojë. Kanselo luajti si i huazuar te Interi para dy sezonesh, ndërsa në fillim të sezonit të shkuar, u transferua përfundimisht te Juventusi.
Pas dy vitesh në Serie A, duket se portugezi dëshiron të ndryshojë ambient. Juventusi nuk e ka në plan ta ndalë, madje ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e tij. Sipas mediave britanike, “Zonja e Vjetër” po studion situatën e Kieran Tripier.
Mbrojtësi i Totenhemit është nxjerrë në shitje nga skuadra londineze dhe po prêt oferta. Pasi bisedimet e tij me Napolin nuk u konretizuan me sukses, anglezi mund të nisë bisdemimet me Juventusin, që ka bërë gati 30 milionë euro për të siguruar kartonin e Tripier.