Mungesa e ofertave serioze e ka shtyrë Elseid Hysajn të mendojë edhe opsionin e qëndrimit te Napoli, por vetëm kaq. E ardhmja e tij është larg San Paolos dhe në zyrat e nënkampionëve të Italisë ka mbërritur një propozim për mbrojtësin shqiptar.
Corriere dello Sport raporton se Roma ofron 17 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit, ndërsa Napoli pretendon rreth 20 milionë. Diferenca është shumë e vogël dhe akordi mund të arrihet shumë shpejt.
Drejtori sportiv i Romës, Xhanluka Petraki po insiston për ta mbyllur këtë operacion dhe gjatë ditës së sotme do të kontaktojë sërish me homologët napolitanë për të transferuar lojtarin shkodran në kryeqytetin italian.