120 milionë € për Milinkoviç-Saviç, Milani ka një plan

0

Higuain dhe Kaldara ishin dy lojtarët e parë që u veshën kuqezi me rikthimin e Leonardos, por një më e bujshme po përgatitet. Sipas “La Stampa” Milani është gati të sfidojë Juventusin për shërbimet e Sergej Milinkoviç-Saviç, “yllin” serb të Lacios.

Leonardo e pëlqen lojtarin dhe ka gati edhe propozimin për të arritur tek ai. Sikurse raporton gazeta italiane, kuqezinjtë ofrojnë në total plot 120 milionë euro, por jo të gjitha këtë verë.

Momentalisht 40 milionë euro menjëherë, ose 20 milionë plus kartonin e Bonaventurës. Pjesa tjetër, 80 milionë euro, do të jepen verën e ardhshme, në mënyrën që të shmanget dënimi prej UEFA-s për shkelje të rregullave të “Fair Play”-it financiar.

Ndërkohë huazimi do të jetë me të drejtë blerje dhe jo me detyrim blerje, sikurse ndodhi edhe me Gonzalo Higuainin, që u mor nga Juventusi për 18 milionë euro. Nëse Milani e do argjentinasin, pas 1 korrikut të vitit 2019 duhet të paguajë edhe 36 milionë euro.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.