11 vite “dashuri”, çfarë largimi brilant i Vinsent Kompani!

Goli i tij ndaj Lester ishte vendimtar për titullin kampion, por kishte ardhur koha që ta mbyllte me Mançester Sitin. Kështu ka ndodhur dhe Vinsent Kompani zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e klubit anglez pas plot 11 vitesh.  Kompani me Sitin ka arritur të fitojë 4 herë titullin kampion, dy herë FA Cup, katër kupa të Ligës dhe dy “Community Shields”. Mbrojtësi belg numëron 360 ndeshje me “Qytetarët” dhe ka arritur të shënojë 20 gola.

Mbrojtësi u transferua në Premier League në verën e vitit 2008, kur Siti asokohe pagoi 8.5 milionë euro te Hamburgu. Rëndësinë e Kompani te Siti e tregon vetë presidenti, Khaldoon Al Mubarak, i cili është shprehur mes të tjerash: “Ka pasur shumë kontribuues të rëndësishëm te Mançester Siti, por asnjë prej tyre nuk ka pasur rolin e Kompani. Ai përkufizon kuptimin e këtij klubi. Për një dekadë ai ka qenë gjaku, shpirti dhe zemra e një skuadre të talentuar. Vinsent duhet të jetë krenar për veten e tij dhe do të mbetet gjithmonë pjesë e familjes tonë”.

DEKLARATA E KOMPANI – “Ka ardhur koha të iki dhe çfarë sezoni kemi mbyllur! Nuk ndjej asgjë tjetër veç mirënjohjes. I jam mirënjohës të gjithë atyre që më kanë mbështetur në këtë udhëtim special, në një klub shumë special. Më kujtohet dita e parë, aq qartë sa dita e fundit te Siti. Më kujtohet mirësia pa fund që mora nga populli i Mançesterit.

Kurrë nuk e harroj se tifozët tanë qëndruan besnikë ndaj meje në momente të mira dhe veçanërisht në periudha të vështira. Gjithmonë më kanë frymëzuar dhe më kanë bërë të mos heq dorë.

Sheiku Mansur ndryshoi jetën time dhe atë të të gjithë tifozëve të Sitit anembanë botës. Për këtë unë jam gjithmonë mirënjohës. Siti nuk mund të jetë në duar më të mira”, shkruan mbrojtësi belg në një letër të hapur për tifozët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online