10 presidentët më të pasur në futboll, dominon Anglia

0

Presidentet e klubeve më të mëdha të futbollit në botë janë ndër njerëzit më të pasur dhe investimet që po kryhen janë shumë të majme. Kampionati anglez i futbollit ka parë shpenzimet më të mëdha, diçka e kuptueshme duke parë pasurinë mesatare që kanë presidentët e klubeve të Premier Ligës. Mansur i Sitit, Abramoviç i Çelsit dhe Kroenke i Arsenalit janë në listën e dhjetë presidentëve më të pasur në botë, listë që kryesohet nga Mateshiç, presidenti i Nju Jork Red Bull në kampionatin amerikan të futbollit (MLS).

Ja kush janë 10 presidentët më të pasur në botë sipas “DailyMirror”:

Dietrish Mateshic – Nju Jork Red Bull, 17.8 miliardë paundë

Sheik Mansur – Man. Siti, 17 miliardë paundë

Andrea Anjeli – Juventus, 10.4 miliardë paundë

Filip Anshutc – LA Galaksi, 10 miliardë paundë

Roman Abramoviç – Çelsi, 8.3 miliardë paundë

 

Stan Kroenke – Arsenal, 6.4 miliardë paundë

Naser Al-Khalifi – PSG, 6.2 miliardë paundë

Zhang Jindong – Inter, 5.5 miliardë paundë

Shahid Khan – Fulhem, 5.4 miliardë paundë

Xho Luis – Totenhem, 3.8 miliardë paundë

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.