VIDEO | Debutim ëndrrash, 18-vjeçari shënon golin e çmendur

0

Është luajtur ditën e sotme një ndër ndeshjet më të rivalizuara të dy dekadave të fundit në Hungari. Debreceni, ekip që ka bërë emër në 20 vitet e fundit, priste në shtëpi ekipin më të madh hungarez, Ferencvaroshin.

Ndeshja përfundoi me fitoren 2-1 të vendasve, të cilët u ngjitën në vendin e tretë, duke e shkurtuar diferencën me Ferencvaroshin e vendit të parë në 9 pikë. Përtej rezultatin, ajo që vlen për t’u përmendur është mënyra se si erdhi fitorja, pasi Debreceni arriti të përmbyste në minutat e fundit.

Pikërisht në minutën e 93-të ishte një supergol i Daniel Zsori, i cili shënoi me roveshatë një gol të çmendur në debutimin e tij, pasi është vetëm 18 vjeç. Padyshim një ndër golat më të bukur, që mbase mund të jetë dhe një kandidaturë për çmimin “Puskas”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.