Qeveria e Kosovës vazhdon të mbështesë investimet në fushën e sportit. Pas rinovimit të stadiumit “Fadil Vokrri”, një tjetër impiant sportiv do t’i nënshtrohet një transformimi total.
Bëhet fjalë për stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Pas përfundimit të rinovimit, stadiumi do të ketë një kapacitet të shtuar me 18000 mijë ulëse në total si dhe mbulim në çdo tribunë.
Media “reporteri.net” ka siguruar pamje të projektit të rinovimit.
Ndërkaq, një investim tjetër madhor që pritet të nisë së shpejti në Kosovë është ai i ndërtimit të stadiumit të ri kombëtar, investim ky që u paralajmërua pak ditë më parë nga Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli.