Zyrtarizohet akordi, Marseja i beson stolin portugezit

0

Tani është zyrtare. Olimpiku i Marsejës ka arritur akordin me trajnerin e ri. Andre Villas Boas ka firmosur një kontratë dy-vjeçare me ekipin e famshëm francez dhe të pasojë Luis Garsian në stol.

Marseja ka bëre publike marrëveshjen me trajnerin portugez me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

41-vjeçari ka një eksperiencë për t’u vlerësuar. Ai ka drejtuar më parë ekipe si Porto, Çelsi, Totenhem, Zenit. Villa Boas drejtoi për një vit edhe ekipin kinez të Shangai SIPG, ndërsa tani është gati të nisë aventurën marsejeze.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.