Zyrtarizohen grupet e së Parës, Tirana përfundon në Grupin B

0

Kategoria e Parë do të nisë në mesin e muajit shtator dhe tashmë Komiteti Ekzekutiv ka miratuar ndarjen e dy grupeve, që vazhdojnë të mos kenë një kriter të saktë ndarjeje, sepse dikush i referohet me ndarje gjeografike e dikush me ndarje sipas preferencave në FSHF.

Kështu, lajmi i bujshëm është se Tirana shkon në grupin B, atë që shpesh quhet i Jugut, por që tashmë është e kotë të quhet ashtu.

Kjo për faktin se aty do të bëjnë pjesë edhe Iliria e Shënkolli, të spostuar për arsyen e thjeshtë se nuk mund të bëjnë pjesë në një grup me Kastriotin e Besëlidhjen, pasi janë të paguar nga e njëjta bashki (Besëlidhja e Shënkolli në Lezhë dhe Iliria e Kastrioti në Krujë). Deri sezonin e fundit këto përballje nuk konsideroheshin problem, por ndeshjet derbi janë kthyer në farsë, ndaj lind nevoja për këtë ndarje.

Ndërkaq, në grupin A kalon Dinamo, ku i bashkohet edhe Egnatia e sapongjitur.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image