Zyrtare, Zeqiri kthehet te Kukësi

0

Hair Zeqiri është zyrtarisht një futbollist i Kukësit. Burime nga klubi kuksian konfirmojnë se mesfushori vlonjat ka pranuar ofertën e Kukësit, pas bisedimeve intensive sidomos ditën e sotme.

Zeiqiri ka qenë një kërkesë e trajnerit Ernest Gjoka, i cili e ka pasur në planet e tij prej javësh, por klubi verilindor kishte qëndruar pasiv për një kohë të gjatë.

Afrimi i ndeshjeve në Champions League dhe largimi i disa titullarëve nxorrën zbuluar Kukësin, aq sa trajneri Gjoka u ankua publikisht, në një intervistë publikuar në “Sport Ekspres”, duke e pranuar me organikën aktuale nuk ka garanci për ndonjë sukses në Champions.

Reagimi i klubit ka qenë i menjëhershëm dhe ka ardhur akordi me Zeqirin, i cili kishte disa muaj pa ekip, pas prishjes së kontratës me Flamurtarin. Tani mesfushori kthehet tek një nga ish-klubet e tij, sepse te Kukësi ka qenë një lojtar kyç në sezonin 2014/2015, para se të kthehej në Vlorë.

Në sezonin e fundit Zeqiri luajti 16 ndeshje kampionati si titullar në Vlorë, por pas humbjes 1-2 ndaj Besëlidhjes për kupë në Vlorë pati një debat të ashpër me administratorin kuqezi Sinan Idrizi. Aty u krijua një krisje që përfundoi me prishje kontrate dhe që atëherë Zeqiri ka qenë pa ekip, në pritje të ofertave kryesisht nga jashtë. Megjithatë, tashmë fantazisti kthehet në Kukës, ku është bindur edhe nga fakti se aty gjen një nga ish-trajnerët e tij, Ernest Gjokën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.