Zyrtare, Musta te Flamurtari

0

Konfirmohet lajmi i publikuar nga Sport Ekspres disa ditë më parë: Emiljano Musta është tashmë zyrtarisht i Flamurtarit.

Mesfushori i majtë deklaroi dje se ka mbyllur kontratën me Teutën dhe ishte duke studiuar ofertat, por e joshte shumë oferta kuqezi.

Edhe trajneri Duro e dëshironte një përforcim urgjent në të majtë dhe sot gjithçka ka marrë fund: Musta është kuqezi, duke firmosur në Vlorë.

Dy sezonet e fundit ishin të shkëlqyer për ish-mesfushorin e Teutës, i cili bën një përpara në karrierën e vet dhe shpreson të bëhet i rëndësishëm në Vlorë.


You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.