Zyrtare: Mavraj tek Arisi, zbulohet klauzola e bujshme

0

Mërgim Mavraj do të provojë një eksperiencë të re në Greqi me Arisin e Selanikut. Lojtari ka nënshkruar me klubin grek, ndërkohë që marrëveshjen e kishte gjetur prej kohësh dhe mbetej vetëm një njoftim.

Qendërmbrojtësi ishte në grumbullim me kombëtaren për ndeshjen e Nations League kundër Izraelit dhe Skocisë dhe pas këtyre takimeve është larguar fillimisht drejt Gjermanisë për arsye personale.

Sot ai ka marrë avionin dhe ka mbërritur në Greqi, ku edhe ka veshur fanellën e ekipit të ri. Mavraj në kontratën e nënshkruar ka përfshirë edhe një klauzolë për largimin e tij.

“SportEkspres.com” mëson se mbrojtësi në janar mund të largohet, nëse një klub është i gatshëm të paguajë shifrën e 300 mijë eurove. Diçka e tillë edhe e përfshirë në kontratën e nënshkruar mes palëve.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.