Zyrtare, Klajvert transferohet te Roma

Patrik Klajvert është verdhekuq dhe Roma e ka zyrtarizuar sot. Klubi italian nuk përmbahet në merkato dhe – pasi ka arritur të zyrtarizojë Kristanten, Çoriçin dhe Markanon – në ditën e djeshme ka kryer edhe një tjetër goditje të rëndësishme: bëhet fjalë për Xhastin Klajvert, i datëlindjes 1999, i cili transferohet nga Ajaksi në shkëmbim të 20 milionë eurove.

I riu holandez, i biri i legjendës Patrik, pritet të mbërrijë në Romë sonte. Vizitat mjekësore dhe firma vetëm nesër.

Drejtori sportiv Monçi, shumë aktiv këto javë, kryen kështu një tjetër lëvizje, teksa “në shënjestër” ka edhe disa të tjera, edhe pse priten gjithashtu edhe shitje “big”, duke nisur nga Naingolan.

Klajvert është vetëm 19 vjeç dhe pas një sezonis i protagonist në Amsterdam, është gati për hapin e madh. i ati ka veshur fanellën e Milanit në Serinë A shumë vite më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *