Zidan: Vuajtëm kundër një ekipi të madh

Reali i Madridit shkon në finalen e Champions League, ashtu si dy vitet e shkuar. Sërish Zinedin Zidan në drejtim, ai që tashmë është në historinë e klubit, sepse është trajneri i parë që luan tre finale rresht në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

“Jemi shumë të lumtur, sepse ia dolëm mbanë, por sonte vuajtëm shumë, kundër një ekipi të madh. E nisëm shumë keq ndeshjen, pësuam gol menjëherë, pastaj u zgjuam dhe u rritëm. Në pjesën e dytë ishim shumë mirë, ia dolëm të shënonim menjëherë dhe pastaj ushtruam presion konstant, duke sulmuar. Nuk mund të qëndrojmë të tërhequr, nuk mund të qëndrojmë në mbrojtje”, u shpreh Zidan pas ndeshjes në mikrofonin e Premium Sport.

Zidan tashmë sheh i qetë Roma-Liverpul: “Nuk e kemi luajtur ende finalen e tretë rresht, ndaj nuk mund të them cilën preferoj prej tyre. Liverpuli apo Roma në finale? Në futboll mund të ndodhë gjithçka, Roma ka ende pak shanse”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *