Zidan: Isko nuk largohet, e mposhtim Sociedadin

0

Real Madridi luan sot në shtëpi kundër Sociedadit dhe Zidan nuk mendon rezultat tjetër veç fitores. Tekniku francez foli edhe për Iskon, duke thënë se ai nuk do të largohet

Java e 23-të në La Liga sheh kampionët në fuqi të Real Madridit të përballen kundër Real Sociedadit. Skuadra e Zidan është shumë larg Barcelonës në renditje, por gjithsesi tekniku francez nuk ka ndërmend të dorëzohet në luftën për titull. Zidan pritet të hedhë në fushë formacionin më të mirë dhe objektivi i tij kryesor është vetëm marrja e tri pikëve. Përballë do të kenë një Sociedad që nuk ka bërë një sezon të mirë deri më tani, por gjithsesi, ekipi i drejtuar Sakristan ka qenë gjithmonë një kundërshtar i vështirë për “Los Blancos”.

Zidan

Në prag të ndeshjes kundër Sociedadit, tekniku Zidan preku disa tema të rëndësishme në konferencën e tij. Një nga pyetjet që iu bënë më shumë francezit ishte situata e Isko. Prej ditësh tashmë, mediat spanjolle kanë bërë me dije se Isko është në prag largimi nga “Los Blancos” dhe e ardhmja e tij shihet larg Spnajës. Gjithsesi, Zidan iu dha fund një herë e përgjithmonë këtyre zërave. Zidan u shpreh se kishte dëshirë që Isko të qëndronte përgjithmonë tek Real Madridi, pasi është një lojtar shumë i rëndësishëm për klubin madrilen. “Isko është një lojtar fantastik. Rëndësia e tij për klubin e Real Madridit dihet nga të gjithë dhe shpresoj që ai të qëndrojë përjetë këtu. Isko është i aftë të luajë në çdo repart të fushës dhe aftësitë e tij janë me të vërtetë për tu admiruar. Ai do të qëndrojë këtu, prandaj nuk dua të flasim më për këtë temë”,- tha Zidan. Pasi i dha fund zërave për një largim të Iskos, Zidan foli edhe për ndeshjen e sotme. “Sociadad është një skuadër e mirë dhe do të jetë një kundërshtar i fortë për ne. Ata luajnë një futboll të bukur dhe mund të shndërrohen në problem për cilindo ekip në La Liga. Gjithsesi, ne do të luajmë lojën tonë dhe do të kërkojmë fitoren. Fusha në favorizon dhe besoj se do të marrim tri pikët”,- u shpreh tekniku francez. Real Madridi ndodhet shumë larg Barcelonës në renditje dhe fitorja për të besuarit e Zidan është një kusht. “Galaktikët” renditen në vendin e katërt në kuotën e 39 pikëve.

Finalja e kupës

Federata Spanjolle e Futbollit ka hedhur si alternativë stadiumin e “Santiago Bernabeut” për të zhvilluar ndeshjen finale të kupës së Spanjës, mes Barcelonës dhe Seviljës. Tekniku Zidan u pyet se si ndihet për këtë fakt dhe francezi u përgjigj: “Është klubi që e merr  këtë vendim. Mua nuk më intereson se ku zhvillohet finalja, por më intereson vetëm ekipi im dhe ndeshja e nesërme(sot)”,- tha Zidan.

E ardhmja

Zidan foli edhe për të ardhmen e tij në krye të pankinës së “Los Blancos”. Pasi kaloi një situatë të vështirë para pak kohësh, tekniku duket se i ka qetësuar ujërat në kampin madrilen. Pasi është rikthyer në rezultatet pozitive, Zidan ka marrë “OK” nga presidenti Perez për të vazhduar detyrën e tij në krye të pankinës dhe këtë gjë e pohoi edhe vetë Zidan në konferencën e tij për shtyp.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image