Zbulohet super prapaskena, Reali i ka ulur klauzolën gjigante Ronaldos!

Sipas asaj që shkruan portali spanjoll “OK Diario”, Real Madridi dhe Kristiano Ronaldo kanë arritur një akord në fillim të këtij viti për të ulur klauzolën e kontratës: shifra duket se ka kaluar në fillim nga 1 miliardë euro te 400 mln euro dhe më pas në 120 mln euro. Ideja është ajo që portugezi të ketë mundësi të lëvizë gjatë kësaj vere nëse i jepet mundësia.

Por, ka edhe një kleçkë: klauzola nuk është e mundur për skuadrat spanjolle dhe PSG. Në artikull specifikohet edhe që përpara finales së Champions, tre skuadra të Premier (Siti, Arsenal dhe Çelsi) dhe Milani kanë bërë me dije agjentin Mendesh që janë gati të negociojnë për Ronaldon për 120 mln eurot dhe rrogën 40 mln euro në vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *