Zbulohet prapaskena materialiste e Besar Halimit: Unë jam për libër, iku për para nga ne

0

Nuk ishte vetëm PSG-ja ajo që bëri merkaton e verës në ditën e fundit, për të kompletuar të gjithë transferimet e bujshme. Këtë rrugë e kanë ndjekur edhe shumë ekipe të tjera, por sigurisht që me emra më modestë.

Këtu përfshihet edhe Fortuan Sittard, atje ku luan futbollisti Agim Zeka. Në këtë ekip që luan në elitën e Holandës mund të kishim dy lojtarë shqiptarë. Madje ishte shumë afër që të arrihej, derisa Besar Halimi ndryshon mendje të minutën e fundit.

Mesfushori i Kosovës ka bërë një zgjedhje të pallogjikshme duke u larguar nga Sitardi, për të shkuar te Saundhausen në ligën e dytë gjermane, vetëm sepse fitohej më shumë. Asnjë objektiv nuk ka ky ekip për t’u ngjitur në “Bundesligë”, ndërsa me Sitard do të kishte mundësinë të përballej ndaj ekipeve si Ajaks dhe PSV.

“Unë mund të shkruaj një libër me këto gjërat që kanë ndodhur këtë herë në merkaton e transferimeve. Halimi? Ai thuajse ishte këtu në stadiumin tonë, por fatkeqësisht u largua sepse fitonte më shumë para në Gjermani”, ka thënë drejtori teknik i Fortuna Sitard, Sjoerd Ars, pas shumë telefonatash, email dhe bisedave në aplikacione që ka zhvilluar me Halimin. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.