VIDEO/ Talenti i Shqipërisë bën spektakël me 2 asist ndaj Tottenham, merr “zvarrë” kundërshtarët

Në Angli është duke u zhvilluar “Trofeu i Ligës së Futbollit Anglez”. Njohur ndryshe si trefeu i tretë më prestigjoz në kampionatin anglez pas FA CUP dhe EFL CUP.  Në trofe marrin pjesë kryesisht ligat e treta dhe të katërta, duke iu referuar edhe ekipeve angleze të moshave. Në ndarjen e grupeve, skuadra e Ipsëich mbetet në garë me Colchester, Gillingham dhe Tottenham U21.

Pikërisht ndaj kësaj të fundit Ipswich pati ndeshjen e parë hapëse të grupit 9. Tek anglezët gjendet edhe talenti shqiptar Armando Dobra. Sulumesi 19 vjeçar padyshim ishte protagonisti kryesor i fitores 2-1 ndaj Tottenham U21. Dobra është i papërmbajtshëm në krahun e djathtë. Merrë topin nga mesfusha, driblon një, dy, tre kundërshtarë që i dalin para dhe më pas nxjerr shokun e skuadrës me portën e boshatisur. Në të dy golat e Roberts, sulmesi shqiptar ishte dhuruesi i dy asisteve fantastike, ndërsa sulmuesi tjetër thjeshtë duhet të shtynte topin në rrjetë.

Armando Dobra është thirrur së fundmi  nga trajneri Nevil Dede. Shqipëria U19 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Bosnje Hersegovinës në transfertë në datat 7 dhe 9 shtator. Sulmesi i talentuar gëzon një fizik të jashtëzakonshëm dhe tenikë me topin. Në mediat angleze vlerësohet për paraqitjet e tij ndeshje pas ndeshje si dhe për një të ardhme të sigurtë për Armando Dobrën./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online