Zbulohet fanella e Mançester Junajtid, tifozët: E tmerrshme!

Zbulohet fanella e re që Mançester Junajtid do ta përdorë si uniformë të parë dhe për ndeshet si ekip pritës, me tifozët e “Djajve të Kuq” që janë shprehur të zhgënjyer.

Skuadra e Zhoze Murinjos pritet që gjatë sezonit të ri në Premier Ligë të luajë me një fanellë të kuqe në pjesën e sipërme të trupin dhe që përfundon me vija të zeza. Pantallonat e shkurtra janë të zeza, ndërsa corapet kanë të njëjtin dizajn si fanella.

Por, ky model nuk u prit aspak mirë nga pjesa më e madhe e mbështetësve të skuadrës. Disa prej tifozëve e kanë cilësuar “të tmerrshme”, ndërsa të tjerë kanë shprehur mendimin se “modeli si zebra të kuqe” është më i përshtatshëm si uniformë për stërvitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *