Xhukiç apel tifozëve: Mendoni vetëm për futboll

0

Trajneri i Partizanit të Beogradit Miroslav Xhukiç, ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Skënderbeun. Ai thekson se në stadium duhet të ketë klimë shumë pozitive, për t’i rikthyer respektin korçarëve.

NDESHJA -“Jemi të vetëdijshëm që luajmë ndaj Skënderbeut, një nga dy ndeshjet më të rëndësishme në grup. Na pret një takim i vështirë, sepse Skënderbeu është i fortë dhe mjaft agresiv, gjithsesi ne duam vetëm fitore”.

ATMOSFERA – “Nuk presim probleme në stadium. Na duhet spektakël futbollistik në një ndeshje të madhe. Duhet të flasim vetëm për futboll dhe jo për gjëra të tjera. Duhet të jemi miq dhe të afrohemi me njëri-tjetrin. Besoj dhe shpresoj të jetë një ndeshje korrekte dhe e bukur. I bëj apel publikut që të mendojnë vetëm për futbollin. Nga ajo që ndodhi para tre vitesh e pësuan futbollistët dhe kombëtarja, që nuk pati mundësi për t’u kualifikuar. Do të mundohemi t’ua kthejmë mikpritjen shqiptarëve”.

 

GJENDJA E SKUADRËS – “Nuk do të jetë faktor lodhja fizike. Nuk kemi justifikime, do të luajmë në sulm. Stojkovic besoj se do të jetë gati. Kemi patur një dëmtim gjatë stërvitjes së fundit, të shohim si do të jetë situata”.

Tosiç: Duhet të shfrytëzojmë mundësitë që do të na krijohen

Një nga lojtarët më të rëndësishëm të Partizanit të Beogradit Zoran Tosiç ka vlerësuar Skënderbeun dhe pret një ndeshje të vështirë nesër

“Do të jetë një ndeshje e fortë, e bukur dhe shumë e rëndësishme. Nuk do ta kemi aspak të lehtë, ndaj duhet të jemi shumë të përqendruar për të marrë maksimumin e mundshëm. Në takime të tilla, një apo dy raste mund të vendosim ndeshjen, prandaj duhet t’i shfrytëzojmë mundësitë që do të na jepen”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image