Xherard shfryn ndaj lojtarëve: Tregoni vlerat, përndryshe ikni

Stivën Xherard ka folur me tone të ashpra ndaj lojtarëve të tij pas eliminimit të Rejnxhërsave nga Kupa  e Skocisë. Ish-kapiteni i përfaqësueses angleze e ka pasur të vështirë të mbajë nën kontroll veten e tij para gazetarëve në konferencën për shtyp që i parapriu takimit të sotëm ndaj Kilmarnok.

“Në një klub të madh si Rejnxhërs, të gjithë presim që lojtarë të mëdhenj të tregojnë vlerat e tyre në ndeshje të rëndësishme. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë drejtuesit e klubit dhe trajneri duhet t’i  futen punës për të gjetur lojtarë më të mirë që janë të aftë ta bëjnë këtë gjë”, tha Zherard në nerva e sipër.

Në takimin e humbur 1 – 0 ndaj Aberden, ishte i grumbulluar dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare Eros Grezda, i cili e pa të gjithë ndeshjen nga stoli i rezervave. 23-vjeçari u transferua dy muaj më parë te “gjiganti” skocez dhe deri më tani është aktivizuar në katër takime, ku ka marrë 104 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *