Xheko nuk e harron Sitin: E ndjej akoma si klubin tim, nuk ka si Premier Liga!

0

Edin Xheko vazhdon të mbetet i lidhur me Mançester Sitin. Sulmuesi boshnjak ishte pjesë e ekipit të Mançinit, që riktheu titullin te “qytetarët” pas 44 vitesh. Gjithçka ndodhi në minutat shtesë të ndeshjes kundër QPR. Ishte 13 maji i vitit 2012, Siti po humbiste 1-2, Xheko barazonte ndeshjen në minutën e dytë shtesë, ndërsa Aguero dërgonte në ekstazë tifozët e Sitit dy minuta më pas, duke shënuar një gol historik dhe të paharrueshëm.

E paharrueshme mbetet dhe fitorja 1-6 përballë “armiqve” të Junajtid në “Old Trafford”. Sulmuesi i Romës nuk i harron kurrë emocionet e provuara dhe në prononcimin e dhënë për “FourFourTwo”, iu rikthehet dhe njëherë momenteve unike të atij sezoni.

TITULLI – “Edhe pse zhvilluam një kampionat shumë të mirë gjatë gjithë sezonit, fitimi i titullit në atë mënyrë ishte një çmenduri e vërtetë. Jam i lumtur që isha pjesë e asaj arritje. Luajta me Sitin për katër sezone e gjysmë dhe fitova disa trofe. Rikthyem titullin pas 44 vitesh, ishte një moment i jashtëzakonshëm dhe një periudhë e veçantë e karrierës time. Vazhdoj ta ndjek Sitin kur kam mundësi dhe e ndjej akoma si skuadrën time. Ka qenë një kënaqësi për mua të luaj në kampionatin më të mirë në botë. Çdokush dëshiron të luajë dhe të përballet me më të mirët. Është fantastike të shohësh rritjen e Sitit si klub që nga ajo periudhë.”

DERBI – “Fitorja 1-6 në fushën e tyre ishte një poshtërim për ta, sidomos për faktin që ishte një ndeshje derbi. Ndodhi gjithçka shumë shpejt dhe shënuam tre gola në 5 minutat e fundit. Ajo fitore na dha forcën dhe energjinë e duhur për të fituar titullin në fund. Ne ishim skuadra që duhet ta fitonim atë kampionat. Mposhtja e Mançester Junajtid të Fergusonit, një nga trajnerët më të mëdhenj të historisë, ishte një moment special për ne dhe tifozët tanë. Ata filluan të na donin edhe më shumë pas atij triumfi. Junajtid ka patur gjithmonë flamurin që numëronte vitet e Sitit pa fituar titullin, duke u tallur me tifozët tanë. Pas asaj fitore 1-6, ata heshtën… “

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.