Xheko-Çelsi, rrezik dështimi

Ndeshja e mbrëmshme me Romën ndoshta nuk ka qenë e fundit për Edin Xhekon, lojtarin dhe golashënuesin me te mirë të kryeqytetasve.

Negociatat me Çelsin sot mund të ngrijnë përgjithmonë, ky është lajmi i fundit që vjen nga Italia në lidhje  me sulmuesin boshnjak. Duket se është familja ajo që e pengon këtë të fundit për të kaluar tek Çelsi dhe një transferim të mundshëm ndoshta do ta bënin vetëm për ndonjë ofertë të jashtëzakonshme ekonomike.

Ndërkaq, sot mund të mbyllet dhe çështja e Emerson Palmierit për kalimin e tij tek klubi londinez për shifrën e 24 milionë eurove, duke përfshirë dhe bonuset.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *