Vucaj, ende ‘peng’ i Vllaznisë

Luftëtari do të niset nesër për në Slloveni, ku do të zhvillojë fazën përgatitore dhe do të luajë 4 miqësore, por ndërkohë ende nuk dihet nëse pjesë e ekipit do të jetë edhe Erjon Vucaj.

Mesfushori ka arritur një akord verbal me drejtuesit e Luftëtarit dhe do të ishte një përforcim i shkëlqyer, por shkodrani nuk mund të firmosë.

Aktualisht Vucaj është në Shkodër, për të biseduar me kryebashkiaken Ademi në lidhje me kontratën që e lidh me Vllazninë. Kontrata e tij ishte 1+1, sipas mesfushorit, por Vllaznia i ka bërë të ditur se realisht është dy-vjeçare dhe mesfushori është i bllokuar.

Nje problem madhor për futbollistin, që shpreson ta zgjidhë me mirëkuptim, sepse nëse shkohet në gjyq, koha nuk mjafton për të zgjidhur gjithçka dhe marrëveshja me Luftëtarin prishet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *