Naingolan zyrtarisht i Interit: Nuk varej prej meje

Raxha Naingolan është zyrtarisht i Interit. Mesfushori i Romës tashmë ka dalë hapur dhe në një intervistë për Gazzetta dello Sport flet për arsyet që e çuan nga Roma në Milano.

“Interi më deshi më shumë nga të gjithë. Tani do të rigjej Spaletin, një trajner i madh. Roma? Do t’i kem gjithmonë në zemër tifozët dhe ngjyrat verdhekuqe, por ishte klubi që vendosi të më shiste, nuk e kërkova unë”, shpjegon Ninxha.

“E lë Romën me dhimbje, por me vetëdijen se kam dhënë gjithçka në këto sezone të mrekullueshme”, shprehet i zhgënjyer Naingolan, i cili ka mbetur i dëshpëruar nga vendimi i Romës për ta hequr qafe.

Shifra modeste, flitet për jo më shumë se 25 milionë euro, plus ndonjë lojtar në shkëmbim, çka ka tërbuar tifozët e Romës, aq më shumë që po flitet se Santon do shkojë te Roma, lojtar aspak i dashur për tifozët, edhe ata të Interit.

Ndërkaq, Interi ka marrë një lojtar perfekt për skemën 4-2-3-1 që për Spaletin ishte spektakolar në Romë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online