Vuajtjet dhe shpëtimi i David Silvës: Ju tregoj momentin më të bukur!

0

Shumë njerëz mendojnë se futbollistët kanë profesionin më të bukur dhe nuk është se e kanë gabim. Merren me pasionin e tyre, që të kthehet në punë, famë, para dhe mundësi për t’i dhuruar emocione të papërshkrueshme tifozëve. Sporti është dhe sakrificë, duhet të stërvitesh fort dhe të mbash regjim, por mjafton një problem jashtë fushës së blertë dhe gjërat ngatërrohen dhe komplikohen.

David Silva është një nga mesfushorët më të talentuar në botë dhe një pikë kyçe e Mançester Sitit të Guardiolës. 32-vjeçari përjetoi një nga momentet më të vështira të jetës së tij një vit më parë. Fëmija i tretë i spanjollit, Matia, erdhi në jetë përpara kohe dhe rrezikonte të humbiste jetën, pa e nisur akoma.

Për fat të mirë, Matia i vogël shpëtoi dhe gëzon një shëndet të mirë, por David Silva i është rikthyer dhe njëherë tmerrit të përjetuar në një prononcim për “Daily Mail”. Mançester Siti i qëndroi afër, madje Pep Guardiola përpara fillimit të një ndeshje i kërkoi ekipit diçka ndryshe: “Sot, duhet të fitojmë për Davidin”.

Lojtari nuk e harron kurrë këtë fakt dhe falënderon nga zemra shokët dhe trajnerin e tij. “Do i jem gjithmonë mirënjohës shokëve të ekipit dhe trajnerit, të cilët ishin me mua në momentet e nevojshme. Në atë që, pa asnjë diskutim, ka qenë momenti më i vështirë i jetës time. Ushqehesha keq, nuk arrija të flija, nuk stërvitesha dhe, nëse e bëja, stërvitesha keq. Unë ende nuk e di se si kam mundur të rezistoj.”

Futbolli është gjëja që më ndihmoi më shumë. Ishte e vetmja gjë që më lejonte të harroja gjithçka për 90 minuta. Shijoja ndeshjen për atë periudhë të shkurtër, por kur mbaronte, gjithçka më rikthehej në mendje. Kurrë nuk jemi të përgatitur për gjëra të tilla, por të mësojnë të vlerësosh dhe kuptosh se cilat janë gjërat me të vërtetë të rëndësishme në jetë. Momenti më i bukur i jetës time ishte kur hyra në stadium me Mateon në krah, përpara ndeshjes kundër Hadërsfilldit“, përfundon David Silva.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.