Vora “gjuan” në Superiore dhe Kosovë, Rezart Maho drejt pankinës

0

Ndoshta u mendua se ekipi i Vorës nuk do të kishte shumë interes për vazhdimësinë e këtij sezoni, duke qenë se në Grupin A të Kategorisë së Parë, pas 14 ndeshjeve të luajtura renditet në vendin e fundit me 6 pikë. Por pas rifillimit të procesit stërvitor dy ditë më parë, sot drejtuesit vorakë kanë deklaruar se do të firmosin me tre lojtarë cilësorë, madje të ardhur nga Kategoria Superiore dhe nga Superliga e Kosovës, ndërkohë që trajneri i ri bashkohet këtë javë.

Për SportEkspres.com, burime zyrtare pranë skuadrës së Vorës deklaruan se këto nuk do jenë afrimet e fundit. Klajdi Kuka, i cili në gjysmën e parë të këtij sezoni ishte në Superiore me Kastriotin, ka firmosur për Vorën. Nërkohë kanë nënshkruar edhe mesfushori Gerald Tusha nga Iliria e Prizrenit dhe sulmuesi Laurent Ismailaj, i cili ka qenë pjesë e Partizanit më parë. Gjithashtu është aktivizuar edhe në Kosovë me  Feronikelin dhe Dritën.

Ndërkohë, Vora ka menduar të ndryshojë edhe pankinën për gjysmën e dytë të këtij sezoni dhe pasuesi i Gerald Çanit do të jetë Rezart Maho, një ish-futbollist në Kategorinë Superiore në periudhën 2001-2011, ku ka luajtur me nëntë skuadra, por ka patur një përvojë 2-vjeçare edhe në futbollin helen. Maho ka qenë për një periudhë edhe në stolin e Mamurrasit dhe kjo do të jetë përvoja e tij e dytë si trajner në Kategorinë e Parë.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.